Skip to main content

GJIROKASTER RETRO N'SOKAK

Në qendrën e qytetit të gurtë u mblodhën të gjithë të apasionuarit pas autoveturave të vjetra, të cilët u njohën më nga afër me historinë e koleksionuesve. Për shumë prej tyre kjo ekspozitë makinash mbetet e veçante pasi sjell te vjetrën në kohën e modernitetit dhe teknologjisë. Parada retro është shoqëruar me muzikën Jazz, teksa gjatë mbrëmjes se kaluar grupe shqiptare dhe të huaj performuan për disa orë për publikun. Ky është viti i dytë që Retro rikthehet n’Sokak të Gjirokastrës.