http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
35 automjete historike mes viteve 40 dhe 80, mes tyre edhe ajo e diktatorit Enver Hoxha kanë zbarkuar në Sokak të Gjirokastrës në të ashquajturën “Parada Retro”. Në qendrën e qytetit të gurtë u mblodhën të gjithë të apasionuarit pas autoveturave të vjetra, të cilët u njohën më nga afër me historinë e koleksionuesve. Për shumë prej tyre kjo ekspozitë makinash mbetet e veçante pasi sjell te vjetrën në kohën e modernitetit dhe teknologjisë. Parada retro është shoqëruar me muzikën Jazz, teksa gjatë mbrëmjes se kaluar grupe shqiptare dhe të huaj performuan për disa orë për publikun. Ky është viti i dytë që Retro rikthehet n’Sokak të Gjirokastrës.